Connect with us

Pinknews

Tayna vjen me goditjen e rradhës

Tayna është në gjendje që në çdo paraqitje të shfaqet interesante saqë nuk mungon asnjëherë në lajmet rozë.

Duke qenë aktive në rrjete sociale, gjithmonë duket perfekte dhe shkëlqen me stilin që ka

Në këtë fotografi të fundit, me veshjen interesante ajo duket mjaft bukur.

Mos të harrojmë, edhe në skenën muzikore po vazhdon suksese të shumta.

Pinknews

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.

Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.

Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.

Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.

Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.

Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

Lajmin e madh Romeo do e zbulojë në studio.

Continue Reading

Pinknews

Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sot në “Big Brother Vip”:

Juli-Erjola-Roza, nga miq në ‘armiq’ të përbetuar!

Graciano-Heidi-Romeo, të qeshurat që shkaktuan furtunën. Kush e teproi?

“I lutesha Zotit të lëvizte”, një rrëfim rrëqethës nga Romeo dhe një surprizë për të

Heidi takon pas shumë kohësh të ëmën

Avantazhi i Eglës, çfarë kanë thënë banorët pas krahëve të saj?

Kush do të shpallet finalisti i parë?

Continue Reading

Pinknews

“Do dalësh si këllëf!”/ Romeo përpaset me Egla Cenon vetëm pak para Prime-t

Pasditen e kësaj të shtune (04 maj) Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë nisur një bisedë me tone ironike.

 

Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.

Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.

Debati:

Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur

Romeo: Jam mërzitur për ty

Egla: Je mërzitur për mua? Pse?

Romeo: Se të ka ardhur fundi

Egla:  Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim

Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi

Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt

Romeo: A më pyete?

Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur

Romeo: S’të pëlqen ty

Egla: Jo

Romeo: Prandaj e bëre

Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.

Romeo: Sa keq më vjen për ty

Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty

Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën

Egla: S’kam ndërmend

Continue Reading

Pinknews

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Njëra nga banoret shumë të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli, duket që është duke i shijuar pushimet jashtë Shqipërisë.

Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj.

“A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet.

Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë.

Djali: Do të na bësh reklamë?

Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?

Continue Reading

Pinknews

“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli

Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.

Biseda:

Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem

Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…

Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.

Çimi: 3 vjeç e?

Meritoni: 5 vjeç

 

Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.

“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING