Kronike
Tragjike/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Konkretisht, aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.