Connect with us

Kronike

Transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 trafikantët

3 persona në Tiranë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 21 emigrantë kundrejt parave me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. 3 trafikantët i kishin marrë 21 emigrantët në kufi me Greqinë dhe do i kalonin drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë një 32-vjeçar me iniciale R. I., nga Gramshi, një 31-vjeçar me iniciale  D. G., dhe një 35-vjeçar me iniciale P. L., të dy nga Fieri.

Ata janë kapur në flagrancë nga efektivët në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një mjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt parave, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. 21 emigrantët e paligjshëm u vunë nën hetim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Po ashtu, u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

TRENDING