Connect with us

Pinknews

U fol se u divorcua me Elian: Princ Leka publikon kartolinën e urimit vetëm me të bijën

Tashmë e kthyer në një traditë, Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, por këtë herë vetëm me vajzën. Me anë të një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me disa foto të të veçanta të realizuara në sheshin “Skënderbej”, ai bëri urimin për festa krah vajzës së tij. Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkroi ai. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë u vu re mungesa e Elia Zaharias, bashkëshortes së Princit. Ky veprim shton edhe më shumë dyshimet për marrëdhënien e tyre, për të cilën kohët e fundit aludohet se ka përfunduar në divorc. Deri më tani as Princ Leka dhe as Elia Zaharia nuk kanë reaguar për aludimet, duke e lënë ende enigmë të vërtetën.

Pinknews

Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

Modelja Beniada Nishani ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ajo së fundi është shfaqur me rroba banjo duke treguar linjat e saj perfekte

Modelja, ndonëse tashmë është më afër botës së televizionit sesa modelingut, në fotot e saj të fundit ka ndezur “Instagram”-in.

FOTOT: Beniada Nishani çmend ndjekësit, pozon me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Ups! Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, vëmë re se vogëlushi që po rritet brenda saj i ka dhënë një tjetër nur duke e bërë më të bukur se çka qenë.

E kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga dy vajza mjaft të komentuara në botën e “showbizit”. E kemi fjalën pikërisht për Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn, dy vajzat të cilat dikur ishin shoqe, mirëpo të gjithë e dini si shkuan punët dhe tanimë dhe me të drejtë nuk janë as follow në “Instagram”.

Por, një foto e Oltës ka “bërë bashkë” vajzat të cilat kanë lënë nga një koment ku dhe kanë komplimentuar aktoren.

Continue Reading

Pinknews

“Më fal që nuk erdha”/Egla habitet nga vëllai i saj, nuk i mban dot lotët

Pas debateve, “Big Brother” i bëri një surprizë shumë të bukur Eglës, e cila përjetoi emocione shumë të forta. Aktorja është njohur me të vëllanë përmes lidhjes “Video thirrje”, ku ka pasur rastin të përshëndesë edhe nipin e saj të vogël.

“Më vjen keq që nuk munda të vij të të takoj atje”,
 tha vëllai i banores VIP të Big Brother.

” Nuk dua të përfshihem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam mirënjohës që dini të mbroni veten dhe të ruani karakterin dhe identitetin tuaj. Jam krenar për ty. Mbështetje e pafund “, Besmir tha, i prekur, ndërsa i tregoi Eglës nipërit e tij.

Continue Reading

Pinknews

Fotot e Besa Kokëdhimës në Eurovision pushtojnë rrjetin, fustani i nxjerr zbuluar pjesën intime

Fotot e Besa Kokëdhimës nga skena e Eurovisionit teksa performonte, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Siç duket, e çara në fustanin e këngëtares ka treguar më shumë seç duhet.

Kujtojmë se ajo performoi “Titan” në skenën e “Malmo Arena” në Suedi, por nuk arriti që të futet në finale.

Continue Reading

Pinknews

Sfidojnë Romeon? Një helikopter sipër ‘BBV’ suprizon me trëndafila blu këtë banor

Pak para spektaklit të sotëm një surprizë ë bukur ka mbërritur pasditen e sotme përnjë nga nga banorët. Bëhet fjalë për Julin, i cili përjetoi emocione shumë të forta teksa pa nga oborri i shtëpisë më të famshme një helikopter që hidhte trëndafila blu.

Mes lotësh gëzimi, aktori ka falenderuar personin që vendosi t’i bënte këtë surprizë të bukur, ndërsa banorët po e pyesnin me kuriozitet se kush mund të ishte ky person

Juli ka qenë së fundmi i përfshirë në debate të forta në shtëpi që mund ta kenë ngarkuar emocionalisht dhe kjo surprizë duket se erdhi në një moment kur banori vërtet ka patur nevojë për mbështetje vetëm pak ditë larg finales së madhe.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING