Connect with us

Kronike

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin”, zbardhet deklarata e bashkëshortes së Skënder Nikës

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz duket se ka ka pasur detaje të tjera dhe arsye më absurde për të përfunduar në dhunë fizike ndaj çiftit të bashkëshortëve. Detaje të reja tregojnë se ndërsa 55-vjeçari Skënder Nika, po kthehej nga puna në Hidrocentralin e Fierzës është përballur me personat e paidentifikuar të cilët i kanë zënë pritë duke ushtruar dhunë me sende të forta.

Mësohet se Bardha Nika, bashkëshortja e tij pasi ka dëgjuar zhurmat dhe britmën e të shoqit ka dalë në rrugë me qëllim për ta shpëtuar por edhe ajo ra pre e dhunës. Zonja Nika ka deklaruar se e gjithë rrjedha e ngjarjes ka nisur para tri ditësh, ku autori i dyshuar nga ajo ka pasur një përplasje me djalin e saj.

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”, u shpreh 51-vjeçarja.

Çifti i bashkëshortëve përfunduan në urgjencën e Spitalit të Pukës të cilët bëjnë me dije se 55-vjeçari ka dëmtime të shumta në brinjë dhe hematoma të tjera. Sipas dëshmisë së çiftit Nika, në fillim agresorët janë prezantuar si policë teksa njëri prej tyre ishte i pajisur me armë zjarri.

Policia pas denoncimit të ngjarjes ka arritur në zonën e fshatit Ars, ndërsa mendohet se autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të zonës së pyllëzuar Arst-Miliska. Sipas raportimeve, në fillim u dyshua se arsyeja e sulmit ndaj çiftit Nika ka qënë zbulimi i parcelave të drogës nga policia në tokat e fqinjëve të tyre ku këta të fundit mund të kishin njoftuar forcat policore

Advertisement