Aktualitet
EMRAT/ Drejtuesi i protestës dhe banorja e Rrjollit mes 16 protestuesve të proceduar nga Policia e Tiranës
Gjashtëmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në lidhje me bllokimin e rrugëve në kryeqytet, gjatë tubimit të djeshëm.
Personat, emrat e të cilëve newsbomb.al i ka siguruar të plotë, akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
– Arben Kola, 46 vjeç, Luçiana Kokaj, 33 vjeçe dhe Arilda Lleshi, 30 vjeçe, Ernest Kapo, 32 vjeç, Aurel Kujtimi, 30 vjeç, Tomas Kroja, 24 vjeç, Mateo Yskollari, 22 vjeç, Xhonatan Dobrozi, 23 vjeç, Sergo Tafa, 22 vjeç, Ilir Xhemalaj, 44 vjeç, Ergi Qoku, 41 vjeç, Ervis Krepi, 23 vjeç, Ali Dizdari, 21 vjeç, Sokol Gjoka, 33 vjeç, Aurel Kujtimi, 30 vjeç dhe Emir Lecini, 21 vjeç.
Gjithashtu, nga shërbimet e DVP Tiranë po punohet për shoqërimin e shtetasve Eduart Qema dhe Markel Capo, të shpallur në kërkim policor.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim.
Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.
Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit që të respektojnë orarin, perimetrin dhe lëvizjen, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit që është njoftuar për zhvillimin e tubimit.