Connect with us

Bota

Ukraina pjesë e NATO-s? Zyrtari britanik: Pas përfundimit të luftës

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace shprehet se Ukraina mund t’i bashkohet NATO-s vetëm pas përfundimit të luftës.

Ukraina duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur por vetëm pas përfundimit të luftës”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace për CNN.

Presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskYy ka kërkuar prej kohësh të bashkohet me aleancën, por shumë anëtarë kanë rezerva për shkak të luftës së saj me Rusinë. Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha për se CNN se Ukraina nuk është ende gati për t’u bashkuar me NATO-n, një mesazh që Wallace e bëri jehonë në intervistën me CNN.

“Unë jam plotësisht dakord me Shtetet e Bashkuara se ne nuk mund të kemi një anëtar të ri në mes të një konflikti. Kjo thjesht do të çonte aleancën në luftë me Rusinë”, tha Wallace.

Wallace tha se anëtarët e NATO-s duhet të punojnë së bashku për të siguruar që Rusia të humbasë në luftën e paligjshme në Ukrainë.

Advertisement

TRENDING