Pinknews
Veshur me të kuqe dhe poza të nxehta nga shtrati, Oriola Marashi mahnit ndjekësit
Oriola Marashi është një prej modeleve më të sukesshme të momentit dhe imazhi i shumë kompanive brenda dhe jashtë vendit. Ajo njihet për format e saj trupore perfekte të cilat nuk nguron ti ekspozojë në foto. Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku është e veshur me një fustan të kuq. Në disa prej fotove ajo është e shtrirë në krevat me flokët e kapura dhe fustanin e kuq. “Mora fjalë” shkruan Oriola krahas fotove ku me shumë mundësi e lidh këtë me atmosferën e krijuar së fundmi nga fitorja e Kombëtares shqiptare në ndeshjen Shqipëri-Çeki që u zhvillua në ‘Air Albani’ dhe u mbyll me rezultatin 3-0.
Pinknews
“Mbajeni TV-në ndezur!”/ Ç’po paralajmëron Sara Gjordeni?
Siç e dimë, një prej finalistëve të “BBV3”, ditën e sotme feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pëe Meritonin, sakaq produksioni ka organizuar një festë surprizë për të teksa brenda shtëpisë do të hyjnë disa ish-banorë të edicionit të 3-të “BBV”.
Një prej tyre do të jetë dhe Sara Gjordeni ose të paktën kështu e ka lënë ajo të nënkuptohej. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit ajo ka shpërndarë njoftimin që tregon se pjesë e shtëpisë do të bëhen disa ish-banorë me rastin e ditëlindjes së Meritonit dhe përbri ka shkruajtur:
“Khëm, khëmm. Mbajeni pak televizorin ndezur sot…”
Se cilët ish-banorë do të jenë pjesë e surprizës së organizuar për mbrëmjen e sotme.
Pinknews
16 vite nga largimi i Dritan Hoxhës nga jeta, dedikimi rrëqethës i Lorit
Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.
Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit Top Channel, sakaq pak momente më herët një dedikim rrëqethës ka ardhur nga vajza e Dritanit, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit nga ndarja e jetës së të atit
Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.
E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatepjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.”
Pinknews
Debati për ndjekësit/ Ronaldo: Edhe Donaldi kishte shumë K, por fitoi Iliri
Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “BBV”.
Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.
Pinknews
Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’
29-vjetorin, Meriton Mjekiqi po e feston brenda “Big Brother VIP Albania 3”.
Ai ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ urimin e saj për Meritonin.
Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.
Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur, por me siguri Ilnisa do jetë në mesin e tyre.
Pinknews
“Ka edhe më keq”/ Egla uron Meritonin për ditëlindje, ja veprimi i pazakontë i aktores
Moderatori Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes. Ndërkohë Egla i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar.
Duke qeshur i thotë:
“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.
Kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Meritonin dhe Ilnisën në Dhomën e Bardhë. Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.
Po ashtu, Meritoni u urua edhe nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli
-
Pinknews3 hours ago
Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’
-
Pinknews4 hours ago
“Ka edhe më keq”/ Egla uron Meritonin për ditëlindje, ja veprimi i pazakontë i aktores
-
Kronike22 hours ago
E rëndë/ U rrëzua duke punuar në kopsht, humbet jetën 82-vjeçarja
-
Kronike7 hours ago
Furgoni me pasagjerë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi
-
Kronike23 hours ago
Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës
-
Aktualitet16 mins ago
Aksidenti në Kuç-Qeparo, niset me helikopter drejt Traumës një prej çiklistëve
-
Pinknews23 hours ago
Françeska flet për bashkëshortin, producenti i njohur e ‘thumbon’: Nuk do që të jetë…
-
Horoskopi13 hours ago
Per disa prej atyre qe jane ne nje lidhje, dita do jete e veshtire dhe me probleme