Connect with us

Kosova

Vizita e Kurtit në Athinë alarmon ish-diplomatin serb: Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me Kosovën

Ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç, teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Greqi dhe mundësinë që Athina të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “rregull në diplomaci është që kurrë të mos thuash kurrë”.

Kryeministri Kurti, ka marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Maximos dhe ishte në mesin e të ftuarve të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka bërë bashkë liderët e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit të Selanikut.

Ndryshe prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), shteti grek ka luajtur rolin më bashkëpunues diplomatik, duke dërguar e pritur delegacione qeveritare, prandaj për ish-diplomatin serb “gjithçka është e mundur” në këtë aspekt.

“Ata kanë ngritur në nivel ambasade zyrën ndërlidhëse që kanë në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka vizituar Prishtinën dy herë vitin e kaluar dhe këtë vit, prandaj politika greke ka qëndrim aktiv ndaj Kosovës si entitet, ndonëse nuk e kanë njohur si shtet”, ka thënë Millivojeviç

Kërkesa e Kosovës për njohje ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë. Greqia ka qenë për një kohë të gjatë “mosnjohëse e butë” – përderisa nuk ka lëvizur drejt njohjes aktuale, ajo ka qenë mjaft e ngrohtë dhe konstruktive ndaj Kosovës në aspektin praktik. Madje,  ajo ka zhvilluar marrëdhënie më të afërta me Kosovën në krahasim me shumë shtete njohëse.

Kosova

Duan të na poshtërojnë me njohjen e Kosovës, Vuçeviç ‘bie në koma’

Kryeministri i ri serb Millosh Vuçeviç, deklaroi se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian (BE) mbetet synim strategjik, por shtoi se disa vende duan ta “poshtërojnë” Serbinë duke e detyruar atë të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Sigurisht që është dëshira e disave që ta poshtërojnë Serbinë duke e njohur të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës dhe t’i bashkohet regjimit të sanksioneve kundër Rusisë. Përgjigja e Serbisë duhet të bazohet vetëm në përvojën e gjatë historike të popullit tonë se të mëdhenjtë dhe të fuqishmit ndonjëherë mund të na mposhtin, por nuk mund të na poshtërojnë” – deklaroi Vuçeviç

“Ne nuk mund as të poshtërojmë veten. E përsëris, anëtarësimi në Unionin Europian mbetet qëllimi strategjik i Serbisë dhe ne do të punojmë shumë për ta arritur, por i takon BE-së që përfundimisht t’ua hapë derën anëtarëve të rinj” – theksoi Vuçeviç, por shtoi se “fakti që procesi është i ngarkuar nga kriteret e reja politike nuk mund të injorohet”.

Këshilli i Ministrave i BE-së miratoi javën e kaluar vendimin përfundimtar për ndryshimin e tekstit të kushteve nga kapitulli 35 në kuadër të kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, i cili, përveç mbulimit të kritereve formale për shtetin serb, adreson edhe zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e raporteve, ku Serbisë i kërkohet njohja de facto e Kosovës.

Mandatari per formimin e qeverise serbe, dy dite me pare pati paralajmeruar per postin qe ai do ti besojë Aleksander Vulinit.

E ne lidhje me kete, Associated Press ka shkruar se “Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e shërbimit inteligjent, i cili mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”-

Aleksandër Vulin do të jetë njëri nga disa nënkryeministrat, ka thënë Millosh Vuçeviç gjatë shpalljes së përbërjes së kabinetit të tij të ardhshëm, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Serbisë në ditët në vijim.

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë, kujton AP.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re tregon për vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur pro-BE nga Serbia.

Në korrik të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe shpërdorim detyre.

 

Continue Reading

Kosova

ARTILERIA e rëndë, Vuçiç sulmon Bakoyanisin edhe me Marko Gjuriçin

Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, kandidat për minister I puneve te jashme ne qeverine e re te Vuçeviç, përmes një shkrimi në profilin e tij në “X” ka sulmuar raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, pasi kjo e fundit ka deklaruar se asnjë shteti tjetër nuk i janë kërkuar që të përmbush kaq shumë kritere përsa po i kërkohet Kosovës.

Gjuriç, i cili është kthyer në Beograd për t’i shërbyer Vuçiçit në propagandë, ka përmendur detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe gjithashtu edhe nga diskutimet e Ohrit, dhe sipas politikanit serb, Bakoyannis “nuk i sheh këto shkelje”.

I mllefosur ndaj raportueses greke, ai ka pyetur gjithashtu se bazuar në çfarë kritere, Bakoyannis po e përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Unë do të doja të dija, nëse është e mundur, cilat janë saktësisht ato kritere në bazë tek të cilat ajo tani mbështet anëtarësimin e qeverisë etnonacionaliste të Kurtit në Këshillin e Evropës. A është ndalimi total 11-mujor i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë? A është ndalimi i paligjshëm i përdorimit të dinarit serb, duke rezultuar që spitaleve në zonat me shumicë serbe të mos kenë ilaçe dhe furnizime mjekësore, dhe mjekë, infermiere dhe nëna të mos marrin paga, kujdes për fëmijët apo pensione? A janë këto kritere ndoshta arrestimet jashtëgjyqësore (të përmendura publikisht disa herë nga Josep Borrell dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së), apo është shtypja brutale të cilës serbët e Kosovës i nënshtrohen çdo ditë?” –  ka shkruar Gjuriç, duke theksuar: – “Mbështetja për anëtarësimin e qeverisë së Kurtit në KiE, është një njollë e turpshme që nuk mund të justifikohet. Njëra për të cilën jam thellësisht i bindur nuk është në interes as të popullit grek dhe as atij serb”.

 

Continue Reading

Kosova

E zbulon Toby Vogel, ky është skenari më i mundshëm për votimin në KiE

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, ka thënë se është shumë vonë që në procesin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, të shfaqen kushte të reja ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu ka parashikuar që votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, do të vonohet, për shkak të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, formimin e të cilit e shohin si kusht disa nga qeveritë kryesore anëtare të organizatës.

Sipas ekspertit, kryeministri Albin Kurti, do të duhej të kishte hartuar një statut për Asociacionin që do të bllokonte financimin e drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe që do t’i rezervonte edhe funksionet ekzekutive qeverisë në Prishtinë.

Vogel gjithashtu nuk mendon se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do të hiqen së shpejti, për shkak se sipas tij, “BE-ja ka mbajtur qartë anën e Serbisë për këtë”.

Ai edhe ka pohuar se shumica dërrmuese e evropianëve mbështesin sovranitetin, pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Disa nga qeveritë kryesore anëtare të Këshillit të Evropës e kanë bërë të qartë se duqn të shohin përparim të prekshëm në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ose përndryshe nuk do të mund ta mbështesin kërkesën e Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti e ka bërë të qartë se nuk mund të dërgojë non-paper në Gjykatën Kushtetuese. Është e qartë se nuk më takon mua të them se çfarë duhet të bëjë qeveria e Kosovës – kjo varet nga qeveria. Megjithatë, në retrospektivë më duket si një gabim që kryeministri e zvarriti procesin me Asociacionin, në vend që të hartonte një statut që plotëson si atë që ishte rënë dakord në vitin 2013 ashtu edhe shqetësimet legjitime të Kosovës.

Duhet të kishte hartuar një statut që do të bllokonte financimin e drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe që do të rezervonte edhe funksionet ekzekutive qeverisë në Prishtinë” – ka deklaruar Vogel.

I pyetur se si ai e komenton propagandën dhe fushatat e egra të Serbisë, dhe pse ajo i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Vogel tha se Vuçiç po përdor çdo gjë që mundet për të minuar Kosovën, dhe në përgjithësi ata që i rezistojnë projektit të Serbisë së Madhe.

“Ne mund ta shohim këtë me diplomacinë e furishme serbe që kërkon të bllokojë rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën. Vuçiç ndoshta mendon se çdo fitore e Kosovës do të zvogëlonte kredibilitetin e tij, por ai gjithashtu dëshiron të demonstrojë se mund të veprojë pa u ndëshkuar, pa asnjë pasojë, sepse ka mbështetjen e Uashingtonit, Brukselit, Parisit dhe Berlinit” – ka theksuar Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel.

Duke komentuar kërkesën e qeverise për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ai deklaroi se qartasi Bashkimi Europian ka mbajtur anën e Serbisë për këtë temë.

“Masat u miratuan pa një votim zyrtar në Këshillin e BE-së, kurse tani Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka vendosur që heqja e tyre do ta kërkonte një votim të tillë dhe gjithmonë mund të gjesh dikë, për shembull, Hungarinë ose Sllovakinë, që do ta bllokonte iniciativën për heqjen e masave” – theksoi Toby Vogel.

Continue Reading

Kosova

Vuçiçit i ikën zëri, akuzon Berlinin për fushatë të ashpër për Kosovën në KiE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se situata në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) është e paqartë, por se Gjermania po bën një “fushatë brutale” për anëtarësimin me çdo kusht në këtë organizatë.

“Kosova do ketë nga 29 deri 33 vota pro saj, teksa 31 është shumica që u nevojitet, kështu që gjithçka ndodhet në teh të briskut” – deklaroi presidenti serb duke theksuar: Serbia do të vazhdojë të luftojë, por nuk mund të përballemi me Gjermaninë, Francën dhe të tjerët”.

“Ata po përdorin truke të ndryshme, kur është fjala për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”- potencoi Vuçiç.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës janë shumë domethënëse dhe të mëdha dhe se Serbia po bën të pamundurën për ta parandaluar.

Në fjalimin e tij për media, ai ka theksuar se Serbia ka përpara beteja politiko-diplomatike për Kosovën, duke kujtuar se më 16 maj pritet votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në atë organizatë dhe vuri në dukje gjithashtu detyrimin e ri që i është vendosur Serbisë për në rrugën evropiane, në lidhje me kapitullin 35, duke shtuar se kapitulli i ndryshuar është mjaft i pafavorshëm.

Duke folur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ai theksoi se pa një fushatë gjithëpërfshirëse me të pavërteta dhe interpretimi fleksibël i detyrimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë duke zbatuar teori të ndryshme për të ashtuquajturin faj të lidershipit serb, Kosova as nuk do mendohej do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës janë të mëdha, ne po bëjmë maksimumin që ta parandalojmë, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka që kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët.

Detyrimi i parë ishte formimi i Unionit të komunave serbe, pastaj pas disa vizitave të çuditshme në Athinë, ndryshohen marrëveshjet dhe kushtet, nuk përmendet më parandalimi i shpronësimit të pronave serbe dhe ngritja e paligjshme e bazave policore në veri, dhe kryesoreja, askush nuk e përmend më asociacionin” – shpjegoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

SURPRIZA e Knaus për asociacionin, vjen me një draft propozim

Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova përsa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lidhur me këtë çështje, në mënyrë aktive është marrë Gerald Knaus nga “ESI”,  Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Në një diskutim në “X”, Knaus ka thënë se Drafti i propozuar në majin e vitit 2023 nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga Danijela Vujicic, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në gjykimin e vitit 2015, prandaj sipas tij, dërgimi i këtij drafti në Kushtetuese do të ishte humbje kohe. Sipas tij, ajo çfarë duhet urgjentisht, është që propozimet të vijnë nga komunat me shumicë serbe.

“Ata e kanë të drejtën kushtetuese për një gjë të tillë”, ka shkruar Knaus më 30 prill duke sqaruar se vetëm paskësaj secili propozim mund të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse ajo ndoshta mund ti hedh poshtë si të papranueshëme.

Knaus gjithashtu ka thënë se bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk sjell përfitime për minoritetet.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me nënkryetarët e tri komunave veriore, me të cilët ka diskutuar për nevojat rreth shërbimeve komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave me shumicë serbe.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më pare, presidenti serb theksoi  se është interesant që Iniciativa Evropiane për Stabilitet e udhëhequr nga Gerald Knaus, tani po shërben për të krijuar një perde tymi rreth së vërtetës se çfarë po ndodh dhe pse Prishtina nuk mund të formojë asociacionin.

“Knaus thotë se komunat serbe nuk ekzistojnë. Por ne fakt ato ekzistojnë. Ka edhe në jug të Ibrit sepse nuk ka serb vetëm në veri. Kështu janë ata që e kanë pranuar rezultatin zgjedhor në very me pjesëmarrje prej tre për qind. Sipas tyre ky është kulmi i demokracisë. Më mire të thonë atë që mendojnë, se nuk e lënë Kosovën të formojë asociacionin, se Kosova duhet të shpërblehet, kurse serbët duhet të dënohen” – potencoi Vuçiç.

“Fuqitë e mëdha po luftojnë kundër nesh, ne do të vazhdojmë të luftojmë, pavarësisht se gjërat janë në buzë të greminës, sepse për tu pranuar në KiE duhet një shumicë prej 31 votash pro nga shtetet, dhe për momentin Kosova ka diku mes 29 dhe 33 votash” – deklaroi presidenti serb.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING