Connect with us

Kronike

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Apeli lë në burg dy të akuzuarit

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës muajin e kaluar mbeten në burg, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Më datë 15.03.2024, rreth orës 16:25, është marrë njoftim nga salla e Komisariatit të Policisë Krujë, se persona të pa identifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G. B, në ambientet e oborrit të banesës së tij, në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I. B alias B alias M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal, si dhe ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 764 Akti, datë 21.03.2024, ka vendosur:

  1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim B alias B alias M.
  2. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim E. H.
  4. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. H, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

 Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

  • Nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi” në alternativë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
  • Nga personi nën hetim me iniciale B alias B alias M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, , caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi “ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr.764, datë 21.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kronike

Mbajti ‘peng’ fëmijët në Durrës/ Flet 40-vjeçari Aleks Marku: Më sulmuan dashnorët e gruas

Shtetasi Aleks Marku, babai që mbajti ‘peng’ fëmijët për disa orë dhe qëlloi me kallashnikov, duke terrorizuar banorët në Durrës dy ditë më parë, pranë Shkëmbit të Kavajës.

“Më sulmuan dashnorët e gruas”, kështu ka deklaruar në gjykatën e Durrësit,

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi masën arrest me burg.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, armëmbajtje pa leje, shkatërrim i pronës dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Marash Kumbulla dhe vëllezërit Shpendi u ftuan nga Italia, zgjodhën Shqipërinë pa u menduar gjatë

Dyshohet se 40-vjeçari, ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.

Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.

Continue Reading

Kronike

Operacioni i SPAK, zbardhen detaje nga dosja/ Akuza të reja ndaj 3 personave (Emrat)

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera.

Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.

Continue Reading

Kronike

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’/ Lihet në burg Azgan Mërnic

Vrau policin, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën

Vijon…

Continue Reading

Kronike

‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës

Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj,  u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.

Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.

40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

Continue Reading

Kronike

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Greqi në Eritrenë e Re.

shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.

 

Aksidenti ka ndodhur në zonën Avenue Tatoiuo në Nea Erythrea.

 

Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua në spitalin KAT, ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING