Rajon
Vuçiç kërkon fajtorët: Protestuesit janë përgjegjës për humbjen e Serbisë kundër Shqipërisë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dje fajësoi përsëri “bllokadat” për humbjen e ekipit kombëtar serb të futbollit kundër Shqipërisë, duke theksuar se ato ndërhynë te lojtarët gjatë pushimeve të tyre në Nish.
Vuçiç i akuzoi konkretisht ata se me vetëdije kishin prishur qetësinë e “shqiponjave” ditën e ndeshjes.
“Në Nish, kur djemtë po pushonin dhe pergatiteshin për ndeshjen, dyqind, treqind njerëz u mblodhën pikërisht para hotelit të ekipit tonë kombëtar dhe shqetësuan futbollistët tanë”, tha Vuçiç.
“Fajtori i vetëm për disfatën e Serbisë është politika shtetërore që u siguroi shqiptarëve kushte të përsosura në Leskovc, për të na mposhtur dhe poshtëruar”, tha nje analist