Rajon
Vuçiç: Më thonin se nëna ime ishte k*rvë dhe shkonte me një shqiptar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur në një podcast me gazetarin britanik Alastair Campbell, ku ka komentuar sulmet dhe akuzat personale që, sipas tij, i janë drejtuar ndër vite.
Vuçiç ka cituar drejtpërdrejt disa nga këto akuza, duke thënë: “A mund ta kuptoni argumentin ku dikush hedh akuza të rënda kundër jush, madje duke shtuar se babai juaj në të vërtetë nuk është babai juaj sepse nëna juaj ishte një ‘k*rvë’ dhe ajo po e tradhtonte babain me një shqiptar, dhe kjo është arsyeja pse jeni kaq shumë pro-shqiptar?”, duke i cilësuar këto pretendime si shpifje dhe sulme të rënda personale.
Ai ka theksuar se këto lloj deklaratash janë përdorur, sipas tij, për ta diskredituar politikisht dhe për të ndikuar opinionin publik kundër tij. Vuçiç ka shtuar se pavarësisht këtyre sulmeve, ai vazhdon të fokusohet në detyrat e tij si president dhe në çështjet politike të vendit.
Vuçiç shpesh është komentuar për ngjshmërinë me Fahri Musliun gazetarit vetaran shqiptar i Kosovës.