Connect with us

Sport

Xavi nuk heq dorë nga ish-sulmuesi i Real Madrid, e kërkon me ngulm te Barcelona

Barcelona dhe Xavi nuk heqin dorë nga Morata. Sipas AS, katalanasit po vazhdojnë punën për të marrë sulmuesin e Juventus-it që në janar.

Madje duket se Xavi Hernandez ka zhvilluar një bisedë telefonike me futbollistin ditën e martë.

Trajneri i Barçës mësohet t’i ketë konfirmuar lojtarit interesin dhe përkushtimin e klubit spanjoll për të mbajtur hapat negociatat, duke i kërkuar edhe pak durim.

Kjo sepse balugranat po bëjnë gjithçka për të lehtësuar shpenzimet për rrogat duke shitur ndonjë lojtar për të krijuar hapësirë për Alvaro-n.

Në camp Nou e dinë se nuk do të jetë e lehtë të merret Morata, por kanë ndërmend ta provojnë deri në fund. Lojtari, nga ana e tij, është gati të transferohet te Barcelona dhe për Xavi-n është një prioritet absolut.

Sport

Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë

Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Ndeshja në Romë nisi mirë për Lazion që gjeti golin e parë me Castellanos pas vetëm 12 minutave lojë. Edhe fraksioni i dytë kishte të njëjtën melodi, me Castellanos që shënoi dopietën personale në të 48 minutë.

Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.

Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.

Continue Reading

Sport

Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit

Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.

Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.

Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.

Continue Reading

Sport

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Continue Reading

Sport

E gjithë bota me sytë te Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit të Milanos

Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.

Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

 

 

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Continue Reading

Sport

Polemika pas ndeshjes Real-Barcelona, Xavi nuk përmbahet: Turp, turp, vetëm turp

Episodi i golit fantazmë në “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës thekson edhe një herë mungesën e dukshme të teknologjisë së vijës së portës në Spanjë. Xavi ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës së skuadrës së tij:

“Me ndeshjen që luajtëm, ishte normale që të fitonim. Duhet të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam marrjen e tri pikëve. Për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë dot ishte i njëjti film si në raundin e parë, i cili shënoi kampionatin”.

Çfarë ju rëndon më shumë, vendimet e arbitrave apo gabimet në mbrojtje?

Të gjithë e panë. Ata mund të më sanksionojnë, por imazhet janë atje. Unë mund të analizoj vetëm ndeshjen, ne ishim më mirë se Reali. Ne humbën prej detajeve, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin jemi. Ne e meritonim të fitonim.

Ter Stegen tha se është turp që teknologjia e vijës së golit nuk ekziston në Spanjë…

Epo, jam plotësisht dakord. Është turp. Më pyetën për arbitrin dje dhe unë thashë se shpresoja që ai të mos ishte protagonist dhe të bënte gjërat e duhura. Epo, nuk ndodhi kështu dhe është turp. Nëse ne duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet të zbatojmë teknologjinë.

Çfarë keni në mendje tani?

Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja të përziera: Jam krenar për ekipin, por ka pasur situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ne ishim më të mirë se Reali, tri pikët na ikën për shkak të rrethanave të pafavorshme.

Nëse ju kërkojnë të vazhdoni, a do ta rishikoni qëndrimin tuaj?

Nuk është koha. Më duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin.”

A mendoni se Madridi e meriton titullin?

Unë do t’i përgëzoj ata. Humbën vetëm një ndeshje, bënë një kampionat të jashtëzakonshëm. Por ndjenja ime sot është se ndodhi një padrejtësi e madhe.

Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë!

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal, Lunin e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.

Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë  në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING