Connect with us

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga zgjerimi i hetimit për Ilir Beqajn

Më 28 dhjetor, Byroja Kombëtare e Hetimit ka mësyrë në zyrat e kompanisë farmaceutike Delta Pharma, ku edhe ka zhvilluar kontrolle të imtësishme, lidhur me hetimet që vijojnë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Detaje të reja janë zbardhur tashmë rreth këtij zhvillimi në dosjen e njohur si ajo e “sterilizimit” për Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku kontratat që kompania Delta Pharma, por edhe disa kompani të tjera farmaceutike, kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e Beqajt, do të hetohen. Kontrolli në këto institucione private ka qenë i shtrirë gjatë në kohë, deri në orët e vona të 28 dhjetorit nga SPAK. Ndërsa, nuk përjashtohen edhe lidhjet që pronarët e këtyre kompanive kanë pasur me Beqajn, të kenë ndikuar më pas në kontratat e lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë. Lidhja klienteliste e Beqajt me pronarët e këtyre kompanive farmaceutike, nuk është e përjashtuar. Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj. SPAK i nisi ato prej indiceve që ka marrë, lidhur me shkeljet procedurale që janë bërë në periudhën kur Beqaj ka qenë ministër.

Hetimi

Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. SPAK ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit.

Sipas Prokurorisë, ish-ministri Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj si dhe nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Kujtojmë se masa e caktuar, siç mësohet nga SPAK, është ajo e detyrimit të paraqitjes dhe pamundësia e largimit nga Shqipëria, ku çështja për të cilën hetohet Beqajn ka të bëjë me tenderin e Sterilizimit, mbi të cilin janë burgosur edhe ish-zyrtarë të tjerë.

Konkretisht, në njoftimin e SPAK shkruhet se në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

-Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqaj që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

-Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqaj.

Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).

Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Në gusht, u bë me dije nga SPAK se Beqaj, do të merrej sërish në pyetje lidhur me hetimin për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Konkretisht marrja në pyetje ka pasur të bëjë me udhëtimet që ish-ministri ka bërë drejt Italisë dhe Vjenës së bashku me ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin.

Të dy këta të fundit janë të arrestuar.

Ndërkaq SPAK ka kërkuar akt ekspertim të kompjuterit, telefonit dhe i-Padit të sekuestruar në banesën e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë Rjepaj.

Ai u arrestua më 17 gusht dhe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet në procedurën e koncesionit për sterilizimin.

Ndërkaq GJKKO ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kontratës së sterilizimit, pas shkeljeve që u konstatuan nga SPAK.

Gjykata i kërkon ILDKP-së “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca”.

Nga ana tjetër, hetuesit kanë shpresë se nga pajisjet elektronike mund të gjenerojnë të dhëna të tjera shtesë për këto hetime, të cilat vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ish-zyrtarë të tjerë.

Këtu përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Canin.

Ndërkaq SPAK ka vërtetuar se ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, ka pasur njohje me biznesmenin e kompanisë fituese të koncesionit të sterilizimit. Kjo ndryshe nga sa dy të pandehurit kanë deklaruar.

Rjepaj dhe Rrapaj kanë përfunduar studimet së bashku në fakultetin e Mjekësisë në vitet 1991-1994.

Sipas hetimeve, biznesmeni përdorte makinën e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë për të dalë jashtë Shqipërisë.

Madje në dosje shkruhet se Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën që drejtohej nga shoferi i zëvendësministrit.

Jo vetëm kaq, ai ka udhëtuar dhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

“A.LL drejtor në kompaninë koncesionare Saniservice përfundoi studimet bashkë me Rrapaj e Rjepaj. Njohjen mes Rrapaj dhe Rjepaj e konfirmoi një studente tjetër e atyre viteve me inicialet D.N”.

Ndërkaq Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi të tetë masat e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Një ditë më parë, SPAK ka lëshuar një mori urdhër-arrestesh, sa i takon një çështjeje tepër të nxehtë, e cila lidhet me dosjen e njohur si “Koncesioni i sterilizimit”, ku në pranga kanë përfunduar aktualisht ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, si edhe biznesmeni fitues i tenderit, Ilir Rrapaj.

I pari, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe i dyti, për mashtrim me pasoja të rënda.

Rrapaj përftoi tenderin me vlerë 100 milionë euro, për ngritjen e një qendre sterilizimi në QSUT, e cila kurrë nuk mori jetë.

Megjithatë, të tjerë persona janë po ashtu të përfshirë në ngjarje.

Në arrest shtëpie, me urdhër të SPAK, janë lënë edhe drejtori ekonomik i Ministrisë, Saimir Kadiu, si edhe drejtoresha juridike, Marsela Serjanaj.

Ka ndërkohë edhe disa urdhra për detyrim paraqitje, ku përfshihet edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë pranë QSUT, Arben Gjata.

Po ashtu, detyrim paraqitje ka edhe për shtetasit Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Kush është Klodian Rjepaj?

Mes tetë personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi urdhër-arreste ishte dhe Klodian Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në kohën kur tenderi u miratua dhe iu dha biznesmenit Ilir Rrapaj.

Ky i fundit, po ashtu u arrestua nga SPAK, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, kur mbi Rjepajn rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Por kush është ai dhe çfarë përfaqëson në politikën shqiptare?

Rjepaj është personi kryesor i lidhur me ngjarjen, pasi ka qenë në krye të komisionit të prokurimit publik në shkurt 2013, kur gara për koncesionin 100 milionë eurosh u hap.

Në vitin 2016, ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, ku Rjepaj mbante pozitën e zëvendësministrit, nën ministrin e asaj kohe, Ilir Beqja.

Prokuroria e Tiranës deklaroi atëherë se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurje që dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.

Rjepaj në fakt erdhi në atë pozitë falë Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila në atë kohë, me koalicionin që bëri me Partinë Socialiste, mori përtej pesë ministrive, edhe shtatë poste zëvendësministrash (një prej të cilëve u emërua Rjepaj).

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kishte 2 zv.ministra, përkatësisht ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, si dhe koordinatorin e Programit Kombëtar HIV/AIDS, Klodian Rjepaj.

Klodian Rjepaj ka mbajtur dhe postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, në 2009 – 2012, si dhe ka qenë kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.

Rjepaj qëndroi në detyrë deri në vitin 2017.

Ndërsa, tashmë, përballet me akuza të rënda nga SPAK dhe mund të jetë vetëm maja e ajsbergut në një sërë arrestimesh të lidhura me shëndetësinë.

Akuzat zyrtare të SPAK

Në bazë të akuzës zyrtare nga SPAK, Rjepajt i jepet masa “arrest me burg”, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal. Për biznesmenin Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING