Connect with us

Politike

ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Published

on

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze.
Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020.
Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit.
Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit.
Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.
Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:
në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,
në Kosovë 22,9%,
në Malin e Zi 20,4%
në Serbi 18,9%.
Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.
Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane.
Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar.
Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.
Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t’i dëgjohet zëri i tij.
Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar.
Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.
ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON! 🇦🇱

Politike

Sekuestrimi i 1 ton drogë, reagon ministri i brendshëm

Published

on

By

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas njoftimit të policisë për goditjen e një rasti të trafikut të drogës në drejtim të Italisë, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi.

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai.

Continue Reading

Politike

‘Ekonomia në krizë’, Berisha dy kërkesa ndaj Ramës

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat i ka drejtuar dy kërkesa qeverisë.

Berisha tha se PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, si dhe të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

Sali Berisha: Po rrënojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban. Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD.

 

Continue Reading

Politike

Meta ka rikujtuar 31-vjetorin e largimit të shqiptarëve

Published

on

By

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit.

Në bord kishte burra, gra dhe fëmijë të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drej Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

Ish Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar sot 31-vjetorin e largimit masiv të shqiptarëve drejt një jete më të mirë.

Meta shkruan se edhe pas 31 vitesh, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në Facebook.

Continue Reading

Politike

Blushi thirrje për protestë: Qeveri hajdutësh

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar pak më parë nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me followersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama.

Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.

“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi.

Continue Reading

Politike

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Mbështetje të plotë

Published

on

By

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING