Connect with us

Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar fimos me skuadrën e re

Xhuliano Skuka është transferuar në Slloveni te skuadra e Maribor. Klubi i njohur ka njoftuar për afrimin e lojtarit shqiptar nga Metz, në formën e huazimit një vjeçar. Skuka do të mbajë veshur fanellën me numër 11.

“Kam marrë informacion të mjaftueshëm për klubin, historia e NK Maribor flet vetë se sa klub i madh është, jo vetëm në Slloveni, por edhe në Europë.

Nëse ndihem mirë këtu dhe bëj mirë, nuk shoh arsye pse të mos e zgjasim bashkëpunimin. Është gjëja më e vështirë të flas për veten time, por preferoj të luaj në majë të sulmit, megjithëse e gjej veten edhe në rolin e anësorit. Cilësitë e mia të mira janë shpejtësia, loja me kokë dhe sulmi nga thellësia” – tha ai pas firmës me Maribor. Ish-futbollisti i Partizanit nuk pati shumë hapësira te Metz në Francë dhe largimi ishte një lëvizje e pritshme.

Advertisement

TRENDING