Connect with us

Lifestyle

3 modele xhinsesh që do të vishni nga 2021 e tutje

Nuk ka rëndësi sa xhinse kemi në garderobë. Gjithmonë duhen më shumë! Tregohuni të zgjuara dhe investoni në blerje me vlerë. Në 2021-in dhe më tej ju duhen vetëm 3 modele xhinsesh! Asnjë më shumë.

1. Xhinset “pas trupit”

3 modele xhinsesh që do të vishni nga 2021 e tutje

Epoka e të ngushtave mbaroi. Tani është koha për xhinset me prerjen pas trupit, as të gjera në fund, por as ngjitur pa tyre. Moda e viteve ’90-të është kthyer sërish dhe ka ndërmend të qëndrojë gjatë.

3 modele xhinsesh që do të vishni nga 2021 e tutje

2. Xhinsi blu!

3 modele xhinsesh që do të vishni nga 2021 e tutje

Një palë xhinse në ngjyrën blu tipike s’duhet të mungojë në koleksionin tuaj të pantallonave. Janë klasike, s’njohin kohë dhe lehtësisht të kombinueshme me çfarëdo.

3 modele xhinsesh që do të vishni nga 2021 e tutje

3. Xhinset e gjera

Frymëzuar nga moda e viteve ’70-të, kjo prerje xhinsesh është rikthyer për të qëndruar gjatë. Siç mund ta keni vënë re është shumë popullore kohët e fundit, por jo pa arsye. Nxjerrin më të mirën e trupit dhe janë të REHATSHME si asgjë tjetër!

Burimi: Who What Wear

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pavarësisht zhvillimit të rrjeteve sociale, rreth 50% e të rriturve kanë vështirësi në gjetjen e një partneri. Shumë prej jush mbase nuk e dinë akoma arsyen pse nuk keni dikë në krah

Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa arsye të cilat ju pengojnë të krijoni marrëdhënie të gjata dhe harmonike.

Ju e idealizoni një marrëdhënie

Të gjithë kanë idetë e tyre për një lidhje të përsosur: dikush mund të frymëzohet nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër. Ëndrra e njerëzve është që këto histori dashurie të bëhen të vërteta. Nuk ka marrëdhënie ideale dhe nuk ka çifte të përsosura.Çfarë duhet të bëni: Ju duhet të kuptoni se partneri juaj është një person i vërtetë, jo një karakter i një libri. Pra, kur i vëzhgoni ata në një marrëdhënie, ata bëjnë gabime si çdo njeri tjetër.

Continue Reading

Lifestyle

Të prirë për tradhti: djemtë e gjatë, biondet…

Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese.

Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë.

Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret.

Djemtë shtatgjatë

Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rok and rollit

Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41% e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet

Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42% e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.

Përdoruesit e Twiterit

Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Twiter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.

Mësueset dhe ekspertët e IT-së

Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.

Blerëset me kartelë sekrete\Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27% kanë kartelë sekrete krediti.

Continue Reading

Lifestyle

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta bindur atë, por pa sukses! Thjesht, burrat janë qenie të komplikuara dhe çfarë trashëgojnë në gjenet e tyre nuk do të ndryshojnë kurrë.

Përqendrohuni në virtytet që posedon, dhe mos u mërzitni për këto gjëra.

Gjithmonë e ndjekin sportin

Shumica e burrave janë të interesuar në më shumë se një sport, ata më së shumti pëlqejnë gjithçka. Mos e ki këtë kënaqësi t’ua mohosh. Është mirë që ta lejoni të shikojë çdo gjë që dëshiron. Asnjë ndeshje nuk zgjat shumë dhe partneri do t’ju vlerësojë edhe më shumë, sepse nuk i keni telefonuar gjatë shikimit.

Gënjeshtrat e “padëmshme”

Partneri pothuajse gjithmonë do t’ju tregojë një lloj gënjeshtre të padëmshme që t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Për shembull, ai kurrë nuk do t’ju tregojë se veshja juaj është e keqe ose nuk pëlqen prindërit tuaj, por e kundërta. Ai e bën këtë, sepse nuk dëshiron që të ndihesh keq dhe e mërzitur.

Shikon gratë e tjera

Kjo është një nga zakonet më të këqija që kanë burrat, por ato nuk mund të zgjidhen. Në fund të fundit, shikimi nuk është mashtrim, dhe ne jemi të gjithë qeniet njerëzore, dhe kjo sjellje nuk duhet t’ju shqetësojë.

Kurrë nuk do t’i kushtojë shumë vëmendje veshjeve

Kjo nuk vlen për të gjithë meshkujt, por shumica e tyre nuk kujdesen për rrobat e tyre dhe e lënë atë te vajzat apo gratë. Sigurisht që ata pëlqejnë të duken mirë, por nuk u pëlqen të kalojnë kohën në treg. Ju nuk mund të bëni asgjë për këtë, por vetëm ta pranoni atë.

Do të jetë gjithmonë djali i nënës

Jo të gjithë do të pajtohen me këtë, por burrat janë shumë të lidhur me nënat e tyre, pa marrë parasysh sa janë të vjetra. Kjo është e kuptueshme, sepse nëna është gruaja e parë që takuan dhe që i ka arsimuar që të jenë siç janë sot.

Nuk flet për ndenjat

Femrat gjithmonë kanë qenë më romantike dhe prandaj duan të flasin për ndjenjat. Megjithatë, burrat janë ndryshe, më pragmatikë, dhe megjithëse mendojnë se komunikimi është i nevojshëm për një marrëdhënie të suksesshme, ata nuk duan të flasin për ndjenjat e tyre në baza të rregullta.

Gjithmonë nërvozohet kur vonoheni

Çdo mashkull i pëlqen që një vajzë ose grua të duket e bukur, por ai kurrë nuk do të kuptojë pse ato kanë nevojë për aq shumë kohë për t’u rregulluar kur dukeni bukur. Kjo në fakt duhet t’ju kënaqë.

Continue Reading

Lifestyle

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Pamja fizike është e rëndësishme për shumë njerëz kur mendojnë për personin me të cilin duan të jenë në një lidhje, por shpesh nuk është gjëja më e rëndësishme.

Megjithatë, për personat e lindur nën këto tre shenja të zodiakut, pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti dhe ata presin që njerëzit me të cilët shoqërohen ose dalin të duken gjithmonë mirë, ashtu s ata vetë. Këto janë shenjat që vlerësojnë fizikun.

Dashi

Për Dashin me vetëbesim, pamja fizike është po aq e rëndësishme sa edhe përshtypjet e para. Ata pëlqejnë të impresionohen nga pamja e tyre dhe shpesh vlerësojnë njerëzit që investojnë kohë për të ruajtur pamjen e tyre fizike. Për ta, tërheqja fizike është çelësi dhe personaliteti vjen i dyti.

Peshorja

Peshoret janë shenja që vlerësojnë shumë bukurinë dhe harmoninë në gjithçka që i rrethon. Atyre u pëlqen estetika dhe tërhiqen nga personat që duken tërheqës. Për Peshoret, tërheqja fizike është shumë e rëndësishme dhe personaliteti mund të jetë më pak i rëndësishëm nëse personi është mjaft tërheqës për pëlqimin e tyre.

Luani

Shumë Luanëve u pëlqen gjithmonë të duken mirë dhe e presin këtë nga të tjerët rreth tyre. Për Luanët, një pamje e mirë fizike është mënyra më e mirë për të paraqitur veten dhe për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Personaliteti nuk do jetë aq i rëndësishëm për ta në një lidhje, të paktën jo në fillim të lidhjes.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë thotë shkrimi i dorës për personalitetin tuaj

Është e mahnitshme se sa shumë mund të thotë shkrimi i dorës për ju.  Ashtu si gjuha e trupit dhe  shkrimi i dorës “flet” për karakterin tuaj.  Më poshtë do të lexoni tiparet më dominuese të kaligrafisë që përcaktojnë personalitetin tuaj.

Madhësia

Kur analizohen dorëshkrimet, madhësia ka rëndësi. Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm, dhe të turpshëm.

Hapësira mes fjalëve dhe shkronjave

Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët. Nëse shkruani shumë ngushtë, ju mund të jeni të paqëndrueshëm dhe me vetëbesim të ulët.

Shkrimi i pjerrët

Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush.  Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese.

Presion mbi letër

Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetëbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING