Connect with us

Kronike

Bie nga çatia/ 44-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore niset drejt Tiranës

Paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.

Sipas burimeve dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44 vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.

Advertisement