Connect with us

Politike

Review negative ndaj bizneseve/ Braçe: Krim me pasoja të rënda, merrni masa

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë thirrje për marrjen e masave lidhur me review-t negative ndaj bizneseve, pasi sipas tij, ato janë një sulm i organizuar. Komentet Braçe i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas kallëzimit të bërë nga 15 biznese në Polici.

Socialisti tha se po tentohet të goditet ekonomia shqiptare, veçanërisht sektori i shërbimeve. Më tej ai e cilësoi sulmin si një krim me pasoja të rënda, jo vetëm për ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare.

“Na duhet një institucion që të mbrojë hapësirën online. Ta mbrojë nga keqinformimi, dezinformimi, nga dhuna dhe, natyrisht, nga sulmet që po zhvillohen aty. Ajo që po ndodh në këtë hapësirë, për të cilën po flasim prej ditësh, është krim. Është krim në kushtet e një boshllëku të qartë ligjor dhe institucional.

Të sulmosh në mënyrën se si është sulmuar ekonomia shqiptare dhe dega më e rëndësishme e saj, ku 49% e ekonomisë përbëhet nga shërbimet, është një krim me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Nuk synohet thjesht t’i prishet puna një biznesi apo një personi, por po tentohet të goditet dega më e rëndësishme e ekonomisë së këtij vendi”, tha mes të tjerash Braçe.

 

Advertisement