Connect with us

Aktualitet

Caktohet data/ Kur fillon viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator.

Sipas urdhrit të firmosur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisë, mësimi në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të mbyllet më herët, konkretisht më 4 qershor 2027, për t’i hapur rrugë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të mbahen në periudhën 7 deri më 28 qershor.

Ndërkohë, pushimet dimërore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të nisin më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasin deri më 4 janar 2027. Për arsimin bazë janë parashikuar edhe pushime pranverore nga data 29 mars deri më 2 prill 2027.

Sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027.

Advertisement