Kulture
50 Cent.

Curtis Jackson lindi në 6 korrik 1975 në New York.
Ai njihet gjithashtu si 50 Cent edhe është një i famshëm rapper amerikan,edhe këngëtar i grupit G-Unit.
50 Cent, i lindur Curtis James Jackson III, u rrit ne lagjen e Xhamajkas Jugore ne Queens ne New York City.
Ai u rrit pa baba dhe u perkujdes nga nëna e tij Sabrina Jackson, e cila e lindi atë kur ajo ishte 15 vjeçe.
Sabrina që ishte një dilere e kokaines u perkujdes per Curtis deri sa ai mbushi 8 vjeç,kur ajo u vra.
Ne atë kohë ajo ishte 23 vjeç dhe e humbi vetëdijen kur dikush i hudhi drogë ne pijen e saj.
Ajo pastaj u la e vdekur ne banesën e saj pasi dikush e kishte lene gazin të lëshuar dhe dritaret i kishte mbyllur.
Pas vdekjes së saj Curtis shkoi ne shtëpinë e gjyshit ku jetonin edhe 8 hallat dhe dajet e tij.
Ai e kujton “Gjyshja ime më thoshte, ‘Nëna jote nuk do të vij në shtepi. Ajo nuk do te kthehet të të marrë,Ti do të rrish me neve’. Vetëm atehere ai filloj qe te mesoheshe pakez me rruget.
Curtis u rrit me kusheririn e tij me te ri Michael Francis, i cili e fitoi pseudonimin “25 Cent” pasi qe ishte shoku i ti me i ri.
Curtis filloj të bënte Rap duke perdorur emrin e tij artistik “50Cent”.
Me pas ai vijoi karrieren e tij si kengetar hip hopi si dhe nje gangster i madh american.
Pas disa vitesh te suksesshme atij i erdhi dicka e papritur,ate e qelluan disa mafioze me nënte plumba kur po dilte nga nje lokal.
50 cent pati nje fat te jashtezakonshem.
Pas nderhyrjeve nga mjekët më të mirë nga Amerika dhe evropa ai shpëtoi.
Ai thoshte:”ishte e tmerrshme kur më qelluan dhe për një cast mendova që nuk do të shpëtoja,dhe kisha një fat te pabesueshem qe shpëtova dhe falenderoj zotin”.
Ai ndenji rreth 2 vite i paralizuar dhe një vit pushim.
Pra per 3 vite nuk u dëgjua emri i tij derisa u kthye perseri ne skene.
Nga Slim Fish.

Aktualitet
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e aktorit është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.
Profil i aktorit Pandi Siku
Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.
Kulture
Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary, më prestigjozi në Europën Qendrore dhe Lindore
Si zakonisht, qyteti çek i Karlovy Vary pret edicionin e 56-të të festivalit të filmit, më prestigjiozi në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili shfaq, së bashku me festivalet e Kanës, Berlinit dhe Venecias, filma artistikë me metrazh të gjatë.
Një konkurs tjetër i kushtohet veprave dhe dokumentarëve të prodhuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Në tapetin e kuq këtë vit vjen filmi fantastiko-shkencor “Vesper”, bashkëprodhim lituanez-francez-belg, me protagonistë që përpiqen të mbijetojnë në një botë postapokaliptike, ku të qëndrosh gjallë është e vështirë për të gjithë. Oligarkët e padukshëm fshihen në kështjella dhe vendosin rregulla për jetën e përbashkët, në një mjedis distopian të vendosur në një peizazh pyjor të marrë nga përrallat tradicionale lituaneze.
“Aspekti kryesor i filmit është të flasim për shpresën dhe ‘Vesper’ është shpresa”, thotë regjisorja Kristina Buozyte. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të flasim për këtë dhe ne besojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të ketë shpresë”
Bota
SHBA, hapet ekspozitë digjitale e piktorëve impresionistë në Boston

Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së
New York
Në Boston të SHBA-së është hapur një ekspozitë digjitale në kuadër të së cilës u shfaqen vepra të piktorit francez, Claude Monet dhe impresionistëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së.Pikturat u prezantuan në mënyrë digjitale përmes teknikës së video-projeksionit në Qendrën Kulturore të Boston ‘Lighthouse’.
Kulture
Këngëtari italian Carrisi zbulon kuptimin e emrit të tij

Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.
Artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.
Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë, shprehet ai.
Kulture
Java e kulturës italiane, Al Bano performon sonte

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës italiane, në Amfiteatrin e Liqenit.
Carrisi ka një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur, dhe nuk ka shqiptar që nuk këndon këngën e tij “Felicita”.
Në qershor të vitit 2016 u njoftua se Al Banos iu dha shtetesia shqiptare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendin dhe karrierën e sukseshme në shqipëri. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, këngëtari u nderua dhe me çmimin ”Çelësi i Qytetit të Tiranës” gjatë një ceremonie të mbajtur nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, një dita para koncertit.
-
Kronike20 hours ago
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’
-
Aktualitet18 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, 18-vjeçari nip i ‘Mandelës’
-
Kronike18 hours ago
Viktima e atentatit të sotëm u arrestua 5 muaj më parë
-
Kronike21 hours ago
Atentati në Vlorë, u qëlluan me 60 plumba nga një makinë në ecje
-
Kronike23 hours ago
Elbasan/ Ekzekutimi i Madrit Ulqinakut, qëllohet nga një 20-vjeçar
-
Kronike22 hours ago
Arrestohen dy vëllezërit, detaje nga vrasja në Sarandë
-
Kronike22 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain
-
Aktualitet20 hours ago
Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë