Connect with us

Politike

Akuzat ndaj Ilir Metës për CEZ-DIA-n, Blushi publikon dokumentat: Ka zero lidhje me rastin

Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar dokumente të reja në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Ilir Metës për aferën CEZ-DIA, ndërsa deklaron se këto materiale provojnë se ish-presidenti i vendit nuk kishte asnjë lidhje me rastin.

Përmes një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se dokumetat provojnë se kompania DIA ishte një krijesë amerikane dhe se kontrata CEZ-DIA u lidh falë edhe garancive që sipas tij ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.

Blushi pretendon se në dokumenta është paraqitur edhe disa komunikime mes drejtuesve të lartë të DIA-s, që sipas tij vërtetojnë se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me aferën CEZ-DIA.

“Më konkretisht, komunikimin midis drejtuesve të DIA-s, dega Shqipëri, që dëshmojnë se pronarja amerikane e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemeve të kompanisë, të presioneve që ushtroheshin ndaj saj nga dega e CEZ-it në Shqipëri, por që vërtetojnë edhe se sa të forta ishte lidhjet e saj me drejtuesit e CEZ-it, sa jo vetëm nuk i llogariste shqetësimet e tyre por siç ka pohuar edhe vetë lidhjet e saj me CEZ-in ishin aq solide sa ajo pretendonte të blinte edhe degën e CEZ-it në Shqipëri”, u shpreh Blushi.

Ndër të tjera, ai thekson se dokumenti zyrtar shtetëror i regjistrimit të DIA-s në Shqipëri, ekstrakti i marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, provohet de jure se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

“Në vijim të sqarimit publik lidhur me të vërtetën e vetme se ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë ka ZERO fakte dhe ZERO prova penale që e lidhin atë me aferën CEZ-DIA, do vijojmë sot me publikimin e provave të reja ligjore.

Deri më tani kemi bërë vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumenta, shkresa dhe dëshmi që e provojnë se kompania DIA, ishte që para se të lindte dhe derisa u mbyll, një krijesë amerikane dhe se kontrata CEZ-DIA u lidh falë, jo vetëm lidhjeve që kishin amerikanët e DIA-s me CEZ-in, përvojave të kompanive amerikane në Çeki që ata ofruan si garanci, por edhe falë garancive që ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.

Ndër këto dokumenta që kemi publikuar, unë po ju rikujtoj, vetëm një, dokumentin zyrtar shtetëror të regjistrimit të DIA-s në Shqipëri, ekstraktin e marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku provohet de jure, se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Dua t’ju sqaroj edhe njëherë se jo vetëm DIA por edhe marrëdhënia e saj me kompaninë CEZ, ishte dhe mbetet një histori mafioze, ku është përfshirë drejtpërdrejt, Edi Rama dhe ku është konsumuar afera e madhe korruptive e faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it.

Por vijojmë sot, si përherë, mbështetur vetëm mbi prova ligjore, publikimin e fakteve të reja.

Më konkretisht, komunikimin midis drejtuesve të DIA-s, dega Shqipëri, që dëshmojnë se pronarja amerikane e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemeve të kompanisë, të presioneve që ushtroheshin ndaj saj nga dega e CEZ-it në Shqipëri, por që vërtetojnë edhe se sa të forta ishte lidhjet e saj me drejtuesit e CEZ-it, sa jo vetëm nuk i llogariste shqetësimet e tyre por siç ka pohuar edhe vetë lidhjet e saj me CEZ-in ishin aq solide sa ajo pretendonte të blinte edhe degën e CEZ-it në Shqipëri”, tha ai.

Advertisement