Kronike
64-vjeçari tentoi të abuzonte me të renë në Greqi, trondit e bija: Edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Një dëshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me Mark Precin, i dyshuar për tentativën e përdhunimit të dy vajzave me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë.
“Më përdhunoi edhe mua në moshën 7 vjeçare, por nuk munda të gjej forcën ta denoncoj. Kisha frikë dhe nuk munda ta bëj atëherë. E mbajta brenda meje për shumë vite dhe tani erdhi momenti që ta them. U zumë keq dhe një herë ja thashë por tentoi të më nxjerrë të çmendur. Tani ai njeri nuk ka më të bëjë me mua dhe ndaj gjeta kurajën ta denoncoj“, rrëfehu vajza biologjike e Mark Precit, autorit të dyshuar për tentativën e përdhunimit të dy vajzave të sëmura me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë pak ditë më parë.
Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin vendas ndërsa policia greke u bën thirrje kujtdo që ka informacion për vend ndodhjen e tij, të kontaktojë me policinë lokale.