Bota
Strategjia e re e Netanyahut/ Kryeministri hedh dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, akuzon Katarin për ndërhyrje
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet të hedhë dyshime mbi legjitimitetin e tyre.
Në orët e fundit të fushatës zgjedhore, paralajmërimet e ashpra të kryeministrit treguan strategjinë që ai do të përdorte sapo të mbylleshin qendrat e votimit: “Po i vjedhin zgjedhjet”. Refreni i përsëritur nga populistët në vështirësi në të gjithë botën, këtë herë me një kthesë lokale: fajtorët do të ishin arabët.
E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” raporton se kërkesa e paraqitur nga Noam Sohlberg, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë që kryeson komisionin zgjedhor, për të hetuar “ndërhyrjen e mundshme të huaj” u shfrytëzua menjëherë nga partia Likud dhe e djathta për të provuar të parandalonin Gadi Eisenkot, kundërshtarin kryesor të Netanjahut, nga formimi i një qeverie me mbështetjen e partive arabe izraelite.
Sohlberg mori raporte për “financim të huaj” për të ndikuar në rezultate nga David Zini, kreu i Shin Bet, në një takim konfidencial dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte udhëzime Zinit – një kolonist i emëruar nga Netanyahu – për të hetuar. Dyshohej se banorët në disa fshatra kryesisht beduine në shkretëtirën Negev u detyruan të votonin me oferta parash, fonde që dyshohet se iu vunë në dispozicion Katarit.
Por Katari i ka mohuar kategorikisht këto akuza duke i quajtur “të rreme dhe të rrezikshme”.