Aktualitet
Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshohet
Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, teksa ishte në ecje e sipër.
Mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.