Connect with us

Aktualitet

Jeta e Martinajt/ Dy makineri që i numëronin paratë

Vijon të jetë i mbuluar me mister fati i Ervis Martinajt. Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se mundësitë që Martinaj të jetë eliminuar ose larguar me vullnetin e tij janë 50 me 50.

Dervishi përshkroi Martinajn si një nga bosët më të mëdhenj që deri ne 2013 kontrollonte lojërat e fatit. Dervish zbuloi një detaj nga kontrolli që policia ka bërë në zyrat e tij në vitin 2013.

Sipas gazetarit aty ndodheshin dy makineri që numëronin para gjatë gjithë ditës dhe besohet se fitimi ditor nga ky biznes për Martinajn të arrinte deri në 1 milion euro.

“Ervis Martinaj ka zënë faqet e para të medias. Njihet si bosi i basteve sportive. Ky njeri deri në vitin 2013 kontrollonte më së shumti lojërat e fatit në Shqipëri. Sa lekë çlirojnë këto lojëra fati. Kam një të dhënë. Në tetor të 2013 ,në momente kur u ndaluan lojërat e fatit, ky akuzohet se ka vrarë bashkëpunëtorin e vet Elvis Doçi. Ky i kishte shitur një numër shumë të madh të kompanive të tij, menjëherë sapo i bleu Martinaj këto ato u bllokuan. Supozohet se Elvisi e dinte që do i mbylleshin dhe i bëri këtë lojë. Për këtë mendohet se ky është vrasësi.

Në këtë kohë policia ka bërë një kontroll të ambienteve ku Elvis Martinaj kishte zyrat e tij, buzë Lanës. Brenda kishte një numër të madh njerëzish që kishin përpara nga ato makinat që numëronin paratë. Zukama e makinave ngjanin si një makineri tejzgjahu. Gjithë ditën numëroheshin lekë. Gjatë kontrollit aty njëra makinë kishte 970 milion lekë dhe tjetra 1.3 miliard lekë. Të dyja bashkë bënin te 2 miliard. Pra 1 milion euro në ditë mund të ketë qenë fitimi i tij në ditë.

Më pas u futën te bastet sportive ilegale që luhen me internet. E ka vazhduar këtë punë. Ky ishte Elvis Martinaj. Një njeri që presupozohet që kishte më shumë lekë nga të gjithë.

Ky njeri në ecurinë e tij ka bërë, pleqtë e vjetër lënë ca fraza: ‘e hëngri shpejt qerthurin’. Ai bëri armiq edhe në grupe biznesi.

Ky njeri që po e shikonte që e ri pushteti. Doli vetë hapur? Nuk e bënte kurrë. Këto të krimit, bosët, kanë hasmëri, ajo që i mban në lojë dhe që i mban gjallë janë shumat e lekëve që kanë. Unë besoj se më shumë i jep peshë faktit edhe prej idesë se policia ende nuk ka një provë të vetme. Unë i shkoj idesë që ai njeri mund edhe ta ketë zgjidhur me vetëlargim”, u shpreh gazetari.

Advertisement