Connect with us

Bota

Miratohet vaksina bivalente anticovid

Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur driten jeshile për vaksinën bivalente kundër variantit Omicron. Vaksina është bashkëprodhim i kompanive farmaceutike Pfizer-Biontech (Comirnaty) dhe Moderna (Spikevax).

Në çdo dozë të vaksinës bivalente, gjysma e saj (25 mikrogramë) synon llojin origjinal të virusit të koronavirusit, ai që është përhapur që nga viti 2020 dhe gjysma tjetër synon të neutralizojë Omicron.

Në këtë mënyrë, sipas rezultateve të studimeve klinike të paraqitura nga dy prodhuesit, shkaktohet një përgjigje efektive edhe ndaj atij që ka qenë varianti më i përhapur i Sars-CoV-2 dhe që ka treguar se është në gjendje ti shmanget mbrojtjes së sistemit.imunitar

Advertisement