Kronike
Vlorë/ Digjet në orët e para të mëngjesit bari veror, ‘Coco Bongo’
VLORË– Një zjarr ka përfshirë një bar veror me konstruksion druri në Vlorë. Bëhet fjalë për biznesin e Olsi Veshaj i njohur si ‘Coco Bongo’. Si pasojë e djegies ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Jonufër ndërsa ende nuk dihet se djegia e biznesit të Veshaj ishte e qëllimshme apo aksidentale.
Në barin veror ‘Coco Bongo’ shpesh këndonin artistë dhe këngëtarë të ndryshëm të muzikës POP dhe rep.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.