Politike
Yuri Kim reagon ashpër: Kur miku sulmohet, SHBA vepron
Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.
Kim u tregua e qartë kur tha se nëse miku dhe aleati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nën sulm, ne veprojmë.
“Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë, Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku dhe aleati është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, tha Kim.
Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.