✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

NEGOCIATAT 2027, SOT DALIN AFATET E KAPITUJVE

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE.

Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva.

Shqipëria, e cila pas Malit të Zi ka shënuar përparimin më të madh, duhet të mbyllë plot 31 kapituj. Për këtë arsye, për shumë diplomatë të BE-së, përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit të ardhshëm duket një objektiv tepër ambicioz.

Për Malin i Zi thuhet se mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027.

Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030.

Udhërrëfyesit, të cilët janë pjesë e paketës së zgjerimit, vijnë si mesazh i Brukselit se zgjerimi mund të ndodhë, por një Bashkim Europian më i madh duhet të shoqërohet me reforma, rregulla më të forta dhe një proces vendimmarrjeje më fleksibël.

Një burim diplomatik në Bruksel tha se komisioneria Marta Kos do t’i thotë parlamentit europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”. Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

Advertisement