Connect with us

Politike

Monika Kryemadhi: Do vjellë gjithë jetën çorbën e…

Kryemadhi: Takimi s’përmendi emra por do hetohet, kush ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur do vjellë gjithë jetën

1663240520_Screenshot1.jpgIsh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar takimin me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kreut të KQZ Celibashi në shoqërinë e Gjiknurit dhe Tabakut.  Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017 ndërsa komunikoi se do të hetohet.‘Financimet ruse në të gjithë jetën politike dhe ekonomike sidomos në rajon normal që është bërë emergjente ngritja e barierave e këtyre financimeve ruse. Mendoj që kjo gjë është ajo që ne kemi ngritur me kohë unë kam 6 vite që e them për prezencën ruse në Shqipëri. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, sa i përket financimeve mendoj se ka ardhur koha që të marrin eksperiencën e LSI—së të dalin nëpër media e të bëhen publike. Ligji për financimin e  partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim. Sepse duke e bërë burokratike stimulojmë paratë e pista që vijnë në mënyrë të fshehur. E përgëzoj takimin me ambasadoren e SHBA-ve, mendoj se bashkëpunimi ynë të vazhdojë më tutje.Takimi nuk përmendi emra, di të them që ka një proces që  duhet të hetohet, të dini që asgjë nuk rri pa dalë, kush e ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën’- tha Kryemadhi.

TIRANË- Një ditë pasi aleati ynë, SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia, ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadorja e SHBA-ve Kim ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit do të fokusohet për financimet e Partive. Në zyrën e Celibashit do të jenë, edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Fokusi i bisedimeve ka qenw gjithashtu edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm

Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Celibashi: SHBA-të të shqetësuara për paratë ruse, duhet përmirësuar kuadri ligjor për financimet

1663241157_Screenshot2.jpg

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se në takimin e sotëm SHBA ka shprehur mbi financimet e huaja të partive politike.

“Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë m thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i përdorin, kjo është evidente ndoshta. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshime”, tha Celibashi.

Gjiknuri pas takimit në KQZ: Në fokus ishte parandalimi i financimit të paligjshëm të partive politike! SHBA e shqetësuar për influencat e huaja

1663240232_gjiknuro.jpg

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri foli në përfundim të takimit në KQZ duke thënë se në fokus të diskutimit ishte financimi i partive politike nga burime të paligjshme që përbëjnë rrezik për interesat e vendit.

“Potencialin e financimeve te shteteve të huaja, në këtë rast ishte fokusi tek Rusia dhe masat që duhet të marrin institucionet shqiptare dhe partitë politike për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm në rrezik dhe për interesat.

Shqipëria ka një kuadër shumë të mirë ligjor dhe instrumentet për të parandaluar financime të panevojshme apo që nuk i dihet mirë burimi. Duhet parandaluar tashmë çdo lloj akti. Ky është një shembull për tu marrë parasysh se si partitë politike që të mos përfshihen në financime që nuk i bëjnë mirë vendit.

Kemi komision të reformës zgjedhore që mund të forcojë dispozitat për fushatën zgjedhore por fokusi ishte për shqetësimin e SHBA për përfshirjen e influencave të huaja dhe dëmtimin e interesave të këtij vendi. Biseda nuk ishte teknike apo çfarë masash do të merren. U bë, u transmetua shqetësimi nisur dhe nga raporti i fundit. Partitë kryesore të marrin masat që të mos përsëriten”, tha Gjiknuri.

Tabaku pas takimit me Kim: Folëm për financimin e partive politike dhe qëndrimin larg influencave ruse e kineze

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë me dije se në takimin me ambasadoren Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.

“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.

 

Advertisement