Connect with us

Kronike

“ARRATISET” ARMINA PAS DASMËS

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare më 25 shtator në një dasmë spektakole me më shumë se 300 të ftuar. Mes tyre ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të politikës dhe medias.

Mirëpo, duket se pas dasmës që bëri xhiron e rrjetit, Armina ka zgjedhur të bëjë disa ditë pushimi në Como të Italisë, në një ndër vilat më luksoze të zonës. Ajo ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet me një fustan ngjyrë rozë dhe me një libër në dorë.

Kujtojmë që tek një stol në Como të Italisë Armina ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni.

“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan.

Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi”, ka zbuluar dikur Armina

https://www.youtube.com/watch?v=hgxSExNhX4o

Advertisement