Kronike
NJE KARIKUES PER TE GJITHE TELEFONAT
Këtë lëmsh me kabblo, do ta zëvendësojmë me këtë”
Ishte eurodeputeti maltez ai që raportoi se me një shumicë absolute – 602 vota pro, 13 kundër dhe tetë abstenime, Parlamenti Europian aprovoi një karikues të vetëm për të gjithë telefonat celularë dhe pajisjet elektronike në madhësi të vogla, si përshembull, tableti.
Deri në fund të vitit 2024, për t’i rikarikuar të gjitha këto, do të mjaftojë të kemi një kabëll të vetëm me kokë USB-C, i cili nga viti 2026 do të bëhet normë edhe për laptopët.
Pjesa e fundit që mungon, është drita jeshile nga qeveritë e Bashkimit Evropian, që pritet të ndizet në fund të tetorit. Më pas, pas miratimit zyrtar të direktivës, 27 shtetet anëtare do të kenë 12 muaj për ta transpozuar atë në legjislacionin kombëtar dhe 12 muaj të tjerë për të zbatuar rregullat. Me pak fjalë, kabllot dhe pajisjet e papërshtatshme i kanë ditët e numëruara.
Legjislacioni i ri do të prekë të gjithë prodhuesit e pajisjeve elektronike të shpërndara në tregun evropian, tashmë ‘të thirrur’ për të adoptuar një teknologji të vetme standarde. Nuk është mister që kompania më e prekur në interesat e saj nga ky rregull është Apple.
https://www.youtube.com/watch?v=bjdxrtHEGdQ