Connect with us

Kronike

NJE TUFE “FLOKESH” PER IRANIANET

Një tufë flokësh për gratë e Iranit. Vizitorët në Maxxi, Muzeu i Arteve të Shekullit XXI në Romë, lënë me dëshirë një tufë flokësh në një kuti transparente, si shenjë solidariteti me gratë iraniane. Kutia e mbushur me flokë do të dorëzohet në ambasadën iraniane në Romë.

Giovanna Melandri, Presidente e Fondacionit Maxxi, ish-ministre italiane e Trashëgimisë Kulturore, gjithashtu bëri të njëjtën gjë.

“Gratë iraniane duhet të dinë se nuk janë vetëm. Ato duhet të dinë se ajo që kërkojnë, të cilat janë të drejtat themelore të njeriut, është diçka për të cilën duhet luftuar”

Kjo protestë simbolike – e cila pason protestat e tjera fundjavën e kaluar – po përhapet në shumë qytete italiane, si kundërpërgjigje ndaj vdekjes në burg të Mahsa Amini, një vajze 22-vjeçare iraniane e arrestuar për mosmbajtjen e mbulesës.

Për shkak të protestave të dhunshme që po zhvillohen në të gjithë Iranin, regjimi i Presidentit Ebrahim Raisi tani është në vështirësi të dukshme para botës.

Irani është një vend që ka investuar shumë në arsim dhe trajnim. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm pasi revolta mund të mos I lërë indifferent të rinjtë Iranian, sidomos studentët

https://www.youtube.com/watch?v=PwwpQ1Gp9_I

Advertisement