Kronike
E RËNDË/ Gjendet i mbytur një 30-vjeçar në Liqenin e Farkës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 30-vjeçar është gjetur i vdekur.
Burimet zyrtare të policisë kanë njoftuar se në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.