Politike
A do bënte të njëjtën gjë për Harandinajn? Rama: Fyese
Kryeministri Edi Rama foli për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty. Ai u pyet nga gazetarët se nëse do të bëjë të njëjtën gjë për Ramush Haradinajn, siç bëri sot për Hashim Thaçin. Kreu i Qeverisë shqiptare nuk iu përgjigj kësaj pyetje, duke u shprehur se ishte shumë fyese për të.
Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj.
Edi Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.