Connect with us

Pinknews

“Nuk jam ndjerë xheloze për Selin”, gruaja e Mirit befason

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, e surprizoi këtë të fundit në “S’e Luan Topi”, teksa foli edhe për marrëdhënien e këtij të fundit me Selin Bollatin në “BB VIP 5”.

Ajo ka deklaruar se Miri nuk ka pasur ndjenja për Selin, andaj nuk është bërë xheloze, pavarësisht aludimeve gjatë rrugëtimit të tyre në “BB VIP 5”.

“Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim tek Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur. Kur ke besim tek partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma”, tha Rabea Shahini.

Miri po ashtu zbuloi se përse nuk e ka marrë deri më tani pasaportën gjermane, megjithëse prej shumë vitesh është i martuar me një shtetase të Gjermanisë.

“Pasaportën gjermane nuk e kam marrë, kam bërë aplikimin tani vonë. Nuk kam dashur ta merrja, nëse do ta merrja gjermanen duhet të lija atë shqiptare. Nuk doja të hiqja dorë nga shqiptarja, as nuk do të hiqja kurrë. Tani mund t’i marr të dyja, është shumë në rregull”, u shpreh ai.

Advertisement