Sias një raporti nga Axios, Teherani i dorëzoi Washingtonit të enjten një propozim të rishikuar me 14 pika për një marrëveshje kornizë.

Dy burime të informuara mbi dokumentin thanë se ai përcakton një afat të rreptë njëmujor për arritjen e një marrëveshjeje që mbulon aksesin detar, përfundimin e bllokadës detare amerikane dhe një armëpushim të qëndrueshëm në të dy frontet.

“Nëse sillen keq, nëse bëjnë diçka të gabuar, por tani për tani, do të shohim. Është një mundësi që mund të ndodhë, sigurisht”, u tha gazetarëve të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, kur u pyet nëse mund të urdhëronte sulme të reja.

Sipas burimeve, propozimi parashikon një fazë të dytë vetëm pasi të arrihet marrëveshja fillestare, duke nisur edhe një muaj tjetër negociatash të përqendruara te programi bërthamor.

Megjithëse Trump të premten tha se ishte i pakënaqur me propozimin iranian, ndërsa dhe ai u tha gazetarëve para se të largohej nga Palm Beach për në Miami se do ta shqyrtonte atë gjatë fluturimit.

“Po e shqyrtoj. Do t’ju njoftoj më vonë. Më treguan për konceptin e marrëveshjes. Tani do të më japin formulimin e saktë”, shtoi ai.