Sport
Merr fund “makthi” për Mirlind Dakun/ Sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Rusi
Pas një periudhe të vështirë të penguar nga problemet fizike, Mirlind Daku është kthyer ditën e sotme te goli me skuadrën e Rubin Kazan.
Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënojë në minutën e 29-të ndaj Baltikas në ndeshjen që po luhet edhe në këto minuta.
Duhet thënë se pasimin vendimtar për Dakun e dha një tjetër futbollist i Kombëtares, Nazmi Gripshi. Ky ishte goli i dhjetë në 22 ndeshje në kampionat për Dakun
Hera e fundit që 28-vjeçari gjente rrugën e rrjetë ishte 22 nëntori i vitit të shkuar në duelin ndaj Akhmat Grozny.