✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në një lavazh, plagoset me thikë një prej tyre

Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej të rinjve

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Advertisement