Ndalohet nga policia, drejtuesi i automjetit i cili përplasi për vdekje 2 nga 3 djemtë e mitur të moshës rreth 10–13 vjeç,  këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës.

Eshtë ndaluar drejtuesi i automjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.