REAGIM
Fëmijët sot janë objekt i konsumit emocional
Artikujt e konsumit plotësojnë nevojat, dëshirat apo tekat e konsumatorit dhe po ashtu edhe fëmijët.
Ishte një kohë kur fëmijët ishin urë lidhëse midis vdekshmërisë dhe pavdekësisë, midis jetës tmerrësisht të shkurtër të individit dhe një kohëzgjatjeje me shpresë të pafundme të linjës së gjakut.
Fëmijët sot dëshirohen për gëzimin e kënaqësive prindërore që ata shpresojmë se do të sjellin, lloj gëzimi që asnjë objekt tjetër, sado i zgjuar apo i sofistikuar, nuk mund të ofrojë.
Fëmijët janë ndoshta blerjet më të shtrenjta që konsumatorët mesatarë bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Kur vëzhgojmë qëndrimin e prindërve ndaj fëmijëve të tyre, duhet ta njohim atë si një riprodhim të narcizmit të tyre. Ata ia atribuojnë të gjithë përsosmërinë fëmijës. (…)
Fëmija duhet të ketë një jetë më të mirë se prindërit e tij, ai nuk duhet t’i nënshtrohet domosdoshmërisë që dominon jetën. Sëmundja, vdekja, kufizimet e vullnetit nuk duhet të vlejnë për fëmijën; për ta ligjet e natyrës dhe të shoqërisë duhet të mos funksionojnë; ai duhet të kthehet në të qenit me të vërtetë qendra dhe bërthama e krijimit. Duhet të jetë Madhëria e Tij Foshnja, siç besohej dikur. Do të jetë fëmija që do të përmbushë ëndrrat e dëshirave të parealizuara të prindërve, njeriu i madh dhe heroi që do të zëvendësojë të atin, princi që me kompensim të vonuar do të bëhet bashkëshorti i nënës.