Connect with us

Kronike

Shefi i policisë kërkon ndihmë tek trafikanti: Më jep 5 mijë euro

Një komandat policie në Itali është nën akuzë nga prokuroria, pasi ka marrë 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar.

E gjithë ngjarja u zbulua në momentin që shqiptari i cili ishte dënuar me arrest shtëpie është kapur në rrugë dhe me 5 mijë euro në xhep.

Në momentin që është marrë në pyetje nga prokuroia italiane, shqiptari ka rrëfyer se ai ishte thirrur në takim nga komandanti i policisë i cili i ka kërkuar 5 mijë euro hua pasi do të ndihmonte për operacionin e një fëmije të sëmurë nga kanceri në kokë.

Sipas asaj që doli, kërkesa është bërë personalisht brenda kazermës së Folignos. Ishte vetë shpërndarësi që u tha karabinierëve që e ndaluan gjatë rrugës për në shtëpi. Në fakt, burri kishte leje të largohej nga shtëpia e tij për një periudhë të caktuar kohore.

Duke u vonuar ai kishte justifikuar gjithçka duke thënë se ishte thirrur në kazermë ku kishte pasur një takim me komandantin që kishte bërë atë kërkesë.

Advertisement