Sport
Karim Benzema fiton ‘Topin e Artë’
Karim Benzema është fituesi i Topit të Artë 2022. Mbrëmjen e së hënës në Paris, sulmuesi i Real Madrid është kurorëzuar si futbollisti më i mirë i sezonit 2021-22. 34 vjeçari (më i vjetri që ka fituar këtë trofe në 66 vite) shënoi 42 gola sezonin që lamë pas, duke qenë çelësi kyç për suksesin e Real Madrid në Champions League dhe në La Liga. Sukseset e njëpasnjëhme dhe rëndësia e tij për ekipin ka bërë që “France Football” me organizatorët të shpallnin francezin si lojtarin e vitit.
Sulmuesi i Francës ka lënë pas emra si Mane dhe De Bruyne, teksa Lewandowski nuk ka dalë në fron. Vetëm në vendin e katërt polaku i Barcelonës. Në kategoritë e tjera, Gavi i Barcelonës ka fituar trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Portieri më i mirë u shpall Courtois i Real Madrid, teksa Mane fitoi çmimi “Socrates” për futbollistin më social. Futbollistja më e mirë femër u shpall Alexia Putellas, lojtarja e Barcelonës. Klubi i vitit u shpall Manchester City ndërsa Lewandowski mori çmimin “Gerd Muller” për golashënuesin historik.
Topi i Artë 2022 – Karim Benzema
Lojtari i ri më i mirë: Gavi
Çmimi “Socrates” për futbollistin më social: Sadio Mane
Topi i Artë për femrat – Alexia Putellas, futbollistja e Barcelonës
Çmimi “Gerd Muller” – Robert Lewandowski
Portieri më i mirë i sezonit – Thibaut Courtois, Real Madrid
Klubi i vitit – Manchester City
Renditja e 30 futbollistëve më të mirë në botë:
1. Benzema (Real Madrid)
2. Mané (Bayern Munchen)
3. De Bruyne (Manchester City)
4. Lewandowski (Barcelona)
5. Salah (Liverpool)
6. Mbappè (PSG)
7. Courtois (Real Madrid)
8. Vinicius Jr. (Real Madrid)
9. Modric (Real Madrid)
10. Haaland (Manchester City)
11. Son (Tottenham)
12. Mahrez (Manchester City)
13. Haller (Borussia Dortmund)
14. Rafael Leao (Milan)
14. Fabinho (Liverpool)
16. Van Dijik (Liverpool)
17. Casemiro (Real Madrid)
17. Dusan Vlahovic (Juventus)
17. Luis Diaz (Liverpool)
20. Cristiano Ronaldo (Manchester United)
21. Harry Kane (Tottenham)
22. Bernardo Silva (Manchester City)
22. Phil Foden (Manchester City)
22. Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
25. Joao Cancelo (Manchester City)
25. Joshua Kimmich (Manchester City)
25. Mike Maignan (Milan)
25. Cristopher Nkunku (RB Lipsia)
25. Darwin Nunez (Liverpool)
25. Antonio Rudiger (Real Madrid)