Connect with us

Bota

NATO dhe Rusia i tregojnë muskujt njëri-tjetrit

Javë testesh të parandalimit bërthamor për NATO-n dhe Rusinë. I planifikuar prej kohësh, misioni i organizatës së aleancës transatlantike i quajtur “Fiks Mesditë”, nis sot stërvitje mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Zi e deri në Belgjikë, me bombarduesit antibërthamorë që do të fluturojnë mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut për të arritur në Belgjikë. Emri i misionit i referohet idesë së orës së apokalipsit e fiksuar në vitin 1947 nga shkencëtarët e Buletinit të Shkencëtarëve Atomike në Universitetin e Çikagos. Stërvitja që prej më shumë se një decade zhvillohet cdo vit,  përfshin Shtetet e Bashkuara dhe 13 anëtarë të tjerë të aleancës.

Operacionet do të zhvillohen deri më 30 tetor dhe pjesmarrja është mbreslënëse – gjashtëdhjetë avionë të llojeve të ndryshme, nga luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë deri te tankerët, nga avionët e vëzhgimit deri te bombarduesit strategjikë B-52 që do të nisin fluturimin nga përtej Atlantikut, nga baza ajrore Minot, në veri të Dakota.

Në anën tjetër të kontinentit, Rusia do të kryejë misionin e saj vjetor të quajtur ‘Bubullima’, në të cilin bombarduesit dhe nëndetëset vihen në provë për të testuar aftësitë ushtarake atomike të federatës.

NATO po e vëzhgon me vigjilencë stërvitjen ruse, në dritën e kërcënimeve të fundit nga Kremlini për përdorimin e bombave bërthamore për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Advertisement