✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Studentët në Universitetin e dhunës”/ Rama publikon pamjet nga Selia e PD-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video që, sipas pamjeve të shpërndara prej tij, tregon një grup personash duke hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

Krahas videos, kreu i qeverisë ka shoqëruar postimin me komentin: “Studentët në Universitetin e dhunës”, duke iu referuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.

Publikimi vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë në disa zona të kryeqytetit. Megjithatë, nga informacioni i publikuar nuk bëhet e qartë identiteti i personave që shfaqen në video, rrethanat e hyrjes së tyre në selinë e PD-së apo lidhja e tyre me protestën studentore.

 

Advertisement