Lifestyle
Princ Leka dy vite baba, Elia Zaharia poston fotot e së bijës
Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër si sot dy vite më parë. Në jetë erdhi e vogla Geraldina, e cila përgjatë këtyre dy viteve është shfaqur herë pas here në rrjetet sociale të prindërve të saj.
Mirëpo, këtë 2-vjetor, Elia Zaharia ka zgjedhur të ndajë disa foto të veçanta për të uruar vogëlushen, një portret të ëmbël familjar, disa foto te bukura të vogëlushes dhe një foto të Geraldinës me gjyshen, aktoren Yllka Mujo.
“Sot vogëlushja jonë mbushi 2 vjeç Falenderoj çdo ditë Zotin për këtë bekim që ma mbushi jetën me lumturi! Lutem që të gëzosh shëndet, ta ruash zemrën e bardhë e plot dashuri, siç e ke tani, drita ime! Do doja të shihja vetëm buzëqeshje në fytyrën tënde zogu im pushverdhë…Kur qesh ti, për mua qesh i gjithë universi dhe zemra ime çel në çdo përkëdhelje tënden”, shkruan Elia.