Connect with us

Aktualitet

Ishte kthyer në makthin e bizneseve duke vjedhur xhirot ditore, bie në pranga 26 vjeçari

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurma”, në kuadër të hetimeve për disa raste vjedhjesh të raportuara në qytet, duke arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas policisë, një prej të arrestuarve është 26-vjeçari E.U, banues në Lezhë, i dyshuar për vjedhjen e xhirove ditore në 9 subjekte të ndryshme gjatë muajit korrik 2026.

Në pranga ka rënë edhe 39-vjeçari A.P, i dyshuar për vjedhjen e një iPad-i dhe një çante me sende personale nga një automjet i parkuar. Policia deklaron se gjatë kontrollit i është gjetur pajisja elektronike dhe më pas edhe çanta e dyshuar si e vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve.

Advertisement