Connect with us

Politike

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Braho: Kemi bërë kërkesë…

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka bërë të ditur se procedurat për sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirajt në Francë janë në proces.

Gjatë një deklarate për mediat, Braho u shpreh se kërkesa e autoriteteve shqiptare nuk kufizohet vetëm te avionët që dyshohet se janë në pronësi të Beqirajt, por përfshin të gjitha pasuritë që ai zotëron në Francë.

Sipas tij, procesi është ende në zhvillim dhe pritet që së shpejti të ketë një njoftim zyrtar lidhur me ecurinë e procedurave.

Ermal Beqiraj u arrestua në Francë pas një kërkese ndërkombëtare të SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”. Ndaj tij rëndojnë akuza për disa vepra penale, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Advertisement