Connect with us

Pinknews

Selena Gomez flet për herë të parë për Hailey Bieber

Selena Gomez ka folur për herë të parë për fotot që bëri me Hailey Bieber muajin e kaluar. Dy vajzat, që janë komentuar shumë për raportin që kanë për shkak të Justin Bieber, pozuan së bashku në një event në Akademinë e Muzeut të Filmit muajin e kaluar dhe fotot bënë xhiron e botës.

Kështu, Selena, e cila ka qenë e lidhur me Justin, dhe Hailey, gruaja aktuale e tij, i treguan botës se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. Në një intervistë, e pyetur lidhur me këtë, Selena tha se fotot nuk ishin ndonjë gjë e madhe. “Po, nuk është një punë e madhe”, tha aktorja dhe këngëtarja për Vulture.

Selena Gomez Hugs Hailey Bieber After Ending Feud Rumors: Photos

Fotot erdhën vetëm disa javë pasi modelja mohoi thashethemet se ka qenë ajo arsyeja e ndarjes së Justin me Selenën. Hailey u shpreh se ajo dhe Selena madje kishin folur me njëra tjetrës pasi u martua me Justin dhe se nuk kishte asnjë dramë mes tyre.

Titulli: Hailey Bieber dhe <a href="https://people.com/tag/selena-gomez/" data-inlink="true">Selena Gomez</a> marrin pjesë në Gala-në e Dytë Vjetore të Muzeut të Filmit të Akademisë, Prezantuar nga Rolex Photo Credit: Tyrell Hampton

Advertisement